Abelard Tahiri reagon për mohimin e fjalës të kryetarit të Reçakut: S’është çështje protokolli, por mentaliteti

Shefi i Grupit Parlamentarë të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi që Kryetarit të Reçakut iu mohua e drejta e fjalës.
Tahiri këtë e ka cilësuar si të turpshme dhe se kjo nuk është çështje e thjeshtë protokolli, por çështje mentaliteti.
Postimi i plotë:
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës përfaqëson vetëdijen më të lartë kombëtare të popullit të Kosovës, pjesë e të cilës vetëdije janë ish udhëheqësit e saj. Mohimi i fjalimeve ku përmenden udhëheqësit e UÇK-së, nuk është çështje e thjeshtë protokolli. Është çështje mentaliteti. Sot, një mentalitet i tillë është ngjitur në maje të pushtetit. Por pavarësisht se sot ky mentalitet është mveshur me pushtet, ai s’do arrijë të mveshet kurrë me lavdinë e ish pjesëtarëve e udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I turpshëm, mohimi i fjalës së kryetarit të Reçakut. Segregacion i pastër i pushtetit ndaj historisë.” /IndeksOnline/