Abelard Tahiri: Vendi duhet të shkoj sa më parë në zgjedhje, ne do t’i ofrojmë qeveri stabile e jo me mashtrues

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se janë i bërë të gjitha procedurat e nevojshme që vendi sa më parë të shkojë në zgjedhje të reja, meqë sipas tij tashmë situata ka degraduar në Kuvendin e Kosovës, raporton IndeksOnline.
Deklaratat e tij vijnë pasi që seanca u ndërpre pas reagimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në momentin që në sallë hyrë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.
“Po bëjmë të gjitha hapat e duhur që vendi e Kosova të bëhet sa më parë me Qeveri të re. E jo me Qeveri siç ka ndodhur në këtë vit, me mashtrues”, tha Tahiri.
Ai ka thënë se nuk mjaftojnë vetëm votat e tyre dhe të Vetëvendosjes, andaj janë duke bërë përpjekje të tjera me deputetë të koalicionit qeveritar.