23:02 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Abi Çarshia “gufon” nga numri i madh i njerëzve

Edhe pse kohë pandemie, qytetarët nuk po i ndalin frekuentimet.

Ditë më parë është raportuar për numrin e madh të njerzëve në Albi Mall, ndërsa sot Indeksonline ka siguruar fotografi nga Abi Çarshia në Prizren.

Aty shihen  qytetarë të shumtë, të cilët edhe ndodhën afër njëri-tjetrit.

Kujtojmë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike vazhdimisht bën thirrje që të keni kujdes, sepse rreziku nga Covid-19 ende nuk ka kaluar.