75 Mall Live Search
22:11 / E Martë, 31 Gusht 2021 / AR

Abi Çarshia “vlon” nga qytetarët pavarësisht shifrave të larta me Covid-19

Qindra qytetarë janë mbledhur sot në qendrën e hapur tregtare “Abi Çarshia” e cila ndodhet në Prizren.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet një numër i madh i qytetarëve, derisa ndodhen shumë afër njëri-tjetrit.

VIDEO – KLIKO KËTU

Kjo gjë padyshim që mundëson përhapjen e Covid-19, me ç’rast vetëdijshëm po e rrezikojnë shëndetin e tyre.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19, qendrave tregtare iu lejohet veprimtaria, por me disa rregulla.

H. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]

  1. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.
  • Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku lejohen të qëndrojnë klientët.
  • Në kuadër të qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, ndalohet puna/përdorimi i këndeve të lojrave për fëmijë. Ndërsa për shërbimet e gastronomisë në kuadër të qendrave tregtare vlen pika 33.

Pika 33. Ndalohet shërbimet në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i  jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.