75 Mall Live Search
11:13 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Abidal e do me çdo kusht futbollistin e Tottenham te Barcelona

Barcelona është e interesuar për mesfushorin e Tottenham, Tanguy Ndombele.

Sipas DailyMirror futbollisti është përballur me kritika të shumta nga Jose Mourinho andaj edhe ai e dëshiron largimin, transmeton IndeksOnline.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal është një admirues i madh i futbollistit andaj dëshiron që ta sjell te katalunasit.

Futbollisti i cili është duke u monitoruar nga Barcelona deri më tani ka bërë 27 paraqitje për Spurs./IndeksOnline/.