75 Mall Live Search
23:12 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Abidal flet për transferimin e Moratas në Barcelonë

Gjatë ditës së sotme në mediat spanjolle dhe angleze qarkulloj një lajm që Barcelona po e kërkon në huazim sulmuesin e Chelseas, Alvaro Morata.

Rreth këtyre spekulimeve ka folur drejtori i Barcelonës, Eric Abidal, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë që katalunasit nuk janë të interesuar për Moratan, pasi që nuk është profil i lojtarit që Barcelona po kërkon, raporton Mundo Deportivo.

Morata që nga transferimi i tij tek Chelsea nuk ka arritur të gjej formën më të mirë të tij. Po ashtu ka humbur vendin e startuesit.

Ndërsa Barcelona nuk po i beson më Munir si zëvendësues i Suarez prandaj po kërkon një sulmues për bankën rezervë./Indeksonline/