75 Mall Live Search
10:47 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / S Z

Aborti në Podujevë, foshnja ishte rreth 6- muajshe, Policia po e ruan nënën në QKUK

Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë në Kliniken e Gjinekologjisë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Një grua e cila kishte kryer një abort të paligjshëm në Podujevë, pas përkeqësismit të gjendjes i është drjetuar QKUK-së për ndihmë.

 Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj, ka thënë për Indeksonline-n, se pacientja e cila tashmë është e shtrirë në QKUK, ka ardhur me gjakderdhje, por nuk ka treguar asgjë lidhur me abortin.

Megjithëse provoi t’i mashtronte mjekët, ata dyshuan se diçka nuk është në rregull me të.

Ndrejaj thotë se pacientja, e cila ka kërkuar ndihmë, nuk ka treguar se ka kryer abort, por se mjekët kanë dyshuar dhe e kanë lajmëruar policinë e Kosovës, e cila tashmë po e ruan pacientën  në Klinikën e Gjinekologjisë.

Megjithëse ka rezistuar t’u japë  mjekëve informata për abortin dhe gjithçka rreth rastit të saj saj, Ndrejaj thotë se foshja  të cilën e ka abortuar dyshohet të jetë pesë ose gjashtë muajshe.

“ Në Klinikën e Gjinekologjisë ka ardhur me gjakderdhje, pa beben që e ka abortuar.  Pacientja nuk ka treguar asgjë për abortin, ka ardhur vetëm me gjakderdhje, por  na u ka dukur rast i dyshimt dhe ne e kemi lajmëruar policinë. Pacientja nuk ka dhënë informata, por beba të cilen e  ka abotura duket se ishte 5 apo  6 muajsh. Sepse e dyshuara nuk ka dhënë informata. Tani policia janë duke e ruajtuar gruan e cila ende po trajtohet në Klinikën e Gjinekologjisë“, ka thënë Ndrejaj./Indeksonline/