75 Mall Live Search
11:24 / E Mërkurë, 14 Korrik 2021 / OSH

Abott: Kosova përfiton kur përqafon komunitetet e saj pakicë

Nicholas Abott ka takuar dje pasdite zëvëndëskryeministren e Qeverisë së Kosovës, Emilija Redzepi. Ambasadori britanik ka dhënë më shumë detaje rreth këtij takimi.

“Dje pasdite pata një takim shumë informues me DPM Emilija Redzepi për të diskutuar marrëdhëniet e pakicave në Kosovë dhe sfidat me të cilat komunitetet përballen. Vazhdojmë të ofrojmë mbështetje praktike për integrimin. Kosova përfiton kur përqafon komunitetet e saj pakicë” shkruan Abott në njoftim./Indeksonline/