Abott takohet me ud e drejtorit të RTK-së

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott sot ka vizituar ushtruesin e detyrës së drejtorit të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.
Abott thotë se ata diskutuan për planet që RTK të ketë një rol më të fortë si transmetues i pavarur.
“Bëra një vizitë tek ushtruesi i detyrës së drejtorit të RTK-së dhe të diplomuarit të Chevening Awards (FCDO) Shkumbin Ahmetxhekaj. Së bashku me anëtarët e rinj të bordit patëm një diskutim të mirë për planet e tyre për të siguruar që RTK të luajë një rol më të fortë si transmetues i pavarur”, shkruan Abott në Facebook./Indeksonline/