75 Mall Live Search
09:33 / E Martë, 01 Korrik 2025 / L A

Abraham nga aeroplani, do të jem në sulm me dyshen shqiptare

Besiktasi po përforcohet në repartin e sulmit për sezonin e ri.

Dhe ata kanë siguruar shërbimet e sulmuesit të njohur, Tammy Abraham nga Roma.

Në një video të publikuar nga vetë klubi turk, Abraham nga aeroplani jep mesazhin për tifozët e gjigantit turk.

Te Besiktasi ai do të luaj përkrah dyshes shqiptare, Milot Rashicës dhe Ernest Muçit.

Abraham sezonin që lamë pas ishte i huazuar te Milani, ku bëri 44 paraqitje dhe shënoi 10 gola dhe 7 asistime./IndeksOnline/