19:57 / E Diele, 28 Prill 2024 / G T

Abraham shpëton Romën nga humbja, ndahen baraz ndaj Napolit

Skuadra e Romës nuk ka arritur më shumë se një pikë ndaj Napolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Serie A – e cila u mbyll me rezultatin 2:2.

Katër golat u realizuan në pjesën e dytë të takimit, shkruan Indeksonline

Fillimisht shënoi mesfushori i Kombëtares së Argjentinës, Dybala – nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 59’të.

Rezultatin e barazoi Olivera në minutën e 65’të, kurse skuadra ku luan Amir Rrahmani shënoi golin për 2:1 në minutën e 84’të me anë të Osimhen – nga pika e bardhë e penalltisë.

Golin e barazimit e shënoi sulmuesi anglez, Tammy Abraham në minutën e 89’të.

Me këtë barazim, Roma shkon në kuotën e 59 pikëve në pozitën e 5-të, kurse Napoli mbetët në pozitën e 8-të me 50 pikë./Indeksonline/