75 Mall Live Search
10:45 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Abramovichi, blen një pikturë sa dyfishi i çmimit të Wernerit

Kohët e fundit është raportuar se Chelsea ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Leipzig, Timo Werner.

Sipas këtyre raportimeve, blutë do të paguajnë 55 milionë euro për të siguruar shërbimet e yllit gjerman.

Por për pronarin e skuadrës, Roman Abramovich, ka diçka më të shtrenjtë se vlera e sulmuesit, shkruan Indeksonline.

Manjati rus raportohet se ka blerë një pikturë që kap vlerën e 120 milionë eurove.

Koleksionit të tij të pikturave, Abramovichi ia ka shtuar edhe veprën e Edvard Munch, “The Scream”.

Vepra e famshme tregon një person që shfaqet të bërtasë nga dhimbja dhe dëshpërimi dhe thuhet se është një nga përshkrimet më të fuqishme të ankthit në botën e artit. /IndeksOnline/