09:41 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Abramovich ‘bllokon’ Golovinin

I gjithëfuqishmi Roman Abramovich, shefi i Chelsea, është mjaft i kënaqur me paraqitjen dinjitoze të Rusisë dhe dëshiron Alexandr Golovin në Stamford Bridge. Përveç kësaj, Roman Abramovich është një mik personal i presidentit CSKA Yevgeny Giner, një tjetër oligark i Rusisë së sotme.

Burime të ditura të operacionit, shumë të ngushta me CSKA, i kanë zbuluar MundoDeportivo-s se egziston një marrëveshje paraprake midis Roman Abramovich dhe Yevgeny Giner, ku thuhet se Chelsea do të marr shërbimet e Alexandr Golovin për një çmim prej 23 milion euro.

Barça kishte planifikuar të udhëtojë këtë të dielë për të parë Alexandr Golovin në ndeshjën ndeshje që do të luhet në stadiumin Luzhniki. Nuk është konfirmuar nëse do të ishte Eric Abidal ose një anëtar tjetër i stafit teknik të FC Barcelona./IndeksOnline/

Temat: