Abramovich ndryshon shtetësi?
Pasi Mbretëria e Bashkuar i refuzoi rinovimin e vizës, pronari i Chelseat Roman Abramovich është rikthyer në Moskë, por shumë shpejt mund të bëhet me një shtet të ri.
Zëdhënësi i Putn, Dimitri Peskov, tha se Presidenti rus nuk kishte dijeni për ndonjë kërkesë të Abramovich për nënshtetësi izraelite. “Kremlini nuk ka informacion. Ne nuk monitorojmë lëvizjet dhe vizitat e sipërmarrësve”, tha ai.
Abramovich është pronar i një hoteli në Tel Aviv që prej vitit 2015 dhe e frekuenton shpesh Izraelin. Babai i tij vinte nga një familje hebrenjsh të Lituanisë, të cilët si shumë të tjerë u dëtyruan nga Stalini të jetonin të internuar në zona pranë Arktikut dhe në Siberi.