75 Mall Live Search
11:45 / E Hënë, 09 Mars 2026 / G T

Abramovich përgatit padi ndaj Qeverisë britanike për 2.35 miliardë paundë nga shitja e Chelseat

Ish-pronari i Chelseat, Roman Abramovich, raportohet se po përgatit një padi kundër qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar lidhur me fondet prej 2.35 miliardë paundësh nga shitja e klubit londinez.

Sipas raportimit të gazetës “The Telegraph”, shuma e përfituar nga shitja e Chelseat në vitin 2022 vazhdon të mbetet e ngrirë për shkak të sanksioneve që Britania e Madhe vendosi ndaj Abramovich pas pushtimit rus të Ukrainës, shkruan Indeksonline

Megjithatë, ekipi ligjor i biznesmenit rus këmbëngul se paratë ligjërisht i përkasin atij, pavarësisht deklaratave të mëhershme se fondet do të përdoreshin për qëllime humanitare dhe për të ndihmuar viktimat e luftës në Ukrainë.

Shitja e Chelseat u finalizua në vitin 2022 për rreth 4.25 miliardë paundë, duke i kaluar pronësinë një investitori amerikan Todd Boehly. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj shume, rreth 2.35 miliardë paundë, u vendos në një llogari të veçantë që nga ajo kohë mbetet e bllokuar./Indeksonline/