75 Mall Live Search
13:51 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Abrashi: E pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi thotë se është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë, pasi që Shqipëria ka vendosur ta hapë kufirin për Kosovën nga nesër.

Ai thotë se avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqiperinë, e janë afru me fqinjët tjerë, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Meqë Shqipëria ka vendosur ta hapë kufirin për Kosovën prej të hënës (neser), është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë.

Për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kombëtar, duhen veprime konkrete e jo propagandë populliste.

Çuditërisht, avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqiperinë, e janë afru me fqinjët tjerë!