75 Mall Live Search
15:42 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Abrashi flet për rrahjet në LDK: Tragjike ajo që ndodhi, njerëzit e partive tjera të infiltruar

Kandidati për kryetar të nëndegës së tretë të LDK-së në Prishtinë, Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas mbledhjes së kryesisë, ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e brendshme është tragjike.

Abrashi i ka lënë fajin partive të tjera, e për të cilat tha se janë duke tentuar të dëmtojnë LDK-në.

“Ka pasë demokraci, sot e kemi pa më media që aty kanë qenë të infiltruar disa të partive të tjera, i keni pa pamjet e një personi tjetër me karrige që si duket është i një partie tjetër, ish i identifikuar edhe me foto edhe emër dhe nuk kam çfarë të komentoj më shumë. Sot folëm në përgjithësi për zhvillimet,për proceset duhet t’i trajtojmë me më shumë maturi, duhet më shumë ndë rhyrje të kryesisë me ec tutje. Ka problem edhe me anëtarët e partive të tjera të cilat po ndërhyjnë shkaku i mungesës së listës së anëtarësisë. Është tragjike realisht ajo që ka ndodh dje, por po shihet se janë të interesuar edhe të tjerët me dëmtuar LDK-në”, ka thënë Abrashi. /Indeksonline/