20:23 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / Blerim

Abrashi infektohet me COVID, tregon për gjendjen e tij shëndetësore

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, përmes një postimi të bërë në FB ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.

I njëjti ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore, teksa apelon për kujdes.

Ky është postimi i plotë:

Miq,

Pas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar për COVID 19 dhe kam rezultuar pozitiv.

Me shëndet jam mirë dhe nuk kam ndonjë komplikim. Ju lutem keni kujdes dhe përmbahuni masave kundër COVID 19.

Të bashkuar do t’ia dalim

#Mbajemaskën
#mbajedistancën
#mbajehigjienen