Abrashi: Kaltrina dhe Sharri do ta kenë mbështetjen e pa rezervë nga qeveria Kurti

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Artan Abrashi ka qenë për vizitë në Komunën e Dragashit për t’i dhënë përkrahje kandidates nga radhët e Vetëvendosjes, Kaltrina Salihut.
Abrashi ka thënë se ardhjen në krye të komunës, Kaltrina do të ketë mbështetjen e pa rezervë të qeverisë Kurti.
“Edhe pak ditë do të vendoset se çfarë do të ndodh me komunën e Sharrit në katër vitet e ardhshme. Për herë të parë banorët këtu e kanë mundësinë me e zgjedhë një alternativë më ndryshe se që e kanë pasur më herët. Do të keni një qeverisje, që përveç që do të ofroj standard më të mira për të gjithë komunën e Sharrit, do ta ketë përkrahjen e pa rezervë të qeverisë së Kosovës, qeverisë më të fortë që ka pasur Kosova që 20 vite”, ka thënë ndër të tjerash Abrashi.
Kaltrina Salihu po merr përkrahje të madhe nga qytetarët e Komunës së Dragashit dhe po shihet si mundësia më e mirë për këtë komunë. /IndeksOnline/