22:48 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Abrashi: LDK nuk e voton buxhetin

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pritet që të votojë buxhetin.

E gjithë kjo u bë e ditur pikërisht nga deputeti i kësaj partie, Arban Abrashi.

Në një intervistë për RTK, Abrashi ka thënë se ky subjekt partiak nuk do ta votojë buxhetin pasi kanë vërejtjet e tyre, transmeton Indeksonline.

“LDK ka rezervat e veta për buxhetin dhe vërejtjet e veta. Nuk besojmë që ky buxhet i sjellë zhvillim vendit, prandaj nuk do të jemi pjesë. Le të mbetet çështje e koalicionit”, ka thënë ai.

Ndryshe sot është bërë e ditur se seanca për buxhetin do të mbahet këtë të shtunë. Duhet përkujtuar që kushte për të votuar buxhetin kishte edhe partia e Shpend Ahmetit.

PSD kërkoi shkarkimin e ministrit të Bujqësisë në mënyrë që të votojë buxhetin.

E lidhur me këtë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është shprehur se kërkesa në fjalë është pjesë e bashkëpunimit dhe kësisoj do të plotësohet./Indeksonline/