75 Mall Live Search
20:53 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / Z S

Abrashi: LVV-ja nuk do të marrë asnjë vendim që e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e interesuar që për hir të asnjë kompromisi të marrë ndonjë vendim i cili do ta cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Abrashi ka shtuar se Asociacioni është trashëgimi politike nga e kaluara që po vazhdon të jetë barrë për Kosovën në secilin proces që po kalon.

“Ne jemi të interesuar që ta mbrojmë sovranitetin e shtetit, integritetin territorial dhe të mos marrim ndonjë vendim i cili do t’i cenonte këto të dyja vetë për hir të një kompromisi që kërkohet nga ne. Nëse kthehemi në retrospektivë tema e Asociacionit është një trashëgimi politike që nuk është e jona e kemi gjetur për fat të keq dhe tash e sa kohë i rëndohet Kosovës si barrë nëpër secilin proces që po kalon vendi ynë”, ka thënë Abrashi në tëvë1.

Theksojmë se ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, gjatë qëndrimit në Prishtinë ka thënë se SHBA-ja pret nga Kosova që projekt statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese./Indeksonline/