20:53 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Abrashi me biçikletë: Secila rrugë që projektohet ta ketë edhe shtegun për çiklizëm

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, e ka publikuar një video ku shihet me biçikletë në rrugët e Prishtinës, i shoqëruar nga qytetarë të tjerë po ashtu me biçikleta.

Abrashi ka thënë se secila rrugë e re që projektohet ta ketë edhe shtegun për çiklizëm.

“Më shumë çiklizëm, më shumë sport, më shumë transport ekologjik dhe shumë të mira që vijnë pastaj”, ka shkruar ai mbi videon e publikuar në Facebook.