75 Mall Live Search
00:02 / E Premte, 18 Shkurt 2022 / SH F

Abrashi për matjet ku VV-ja mori 34 për qind: Nuk mendoj se ai sondazh qëndron

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka komentuar sondazhin nga PIPOS, të publikuar në Rubikon, ku sipas matjeve të opinionit publik, nëse do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare sot, Vetëvendosje do të fitonte me 34.7%.

Lidhur me këtë, Abrashi tha se ky sondazh nuk qëndron, pasi sipas tij, e njëjta kompani, në sondazhin para zgjedhjeve, nuk i ka pasur rezultatet e sakta.

“Unë mendoj që ai sondazh nuk e paraqet realitetin, sepse i njëjti sondazh nga e njëjta kompani, para zgjedhjeve nuk ia pat qëllu hiq, bile me një huqje prej 10 përqindsh. Nëse përqindja e huqjes është edhe tash 10 përqind, atëherë del se VV-ja është shumë mirë. Nuk mendoj se ai sondazh qëndron”, tha Abrashi ne T7.