16:42 / E Enjte, 27 Maj 2021 / OSH

Abrashi: Privatizimi e ka bankrotuar Kosovën

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, në seancën plenare të Kuvendit ka kërkuar që të shuhet Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Sipas tij, privatizimi e ka bankrotuar Kosovën.

“Data 27 le të jetë datë kur edhe universitetet tona do të mësojnë për pasojat e një procesi shkatërrues siç ishte AKP”.