75 Mall Live Search
10:32 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Abrashi reagon fuqishëm ndaj vendimit të Kushtetueses: Skandaloz e amator, është kurth politik

Arban Abrashi ka reaguar fuqishëm ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese në ankesën e tij në fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Ish-kandidati i LDK-së për të parin e kryeqytetit ka thënë se vendimi ka qenë skandaloz, amator dhe i ndikuar nga politika.

Madje, Abrashi kërkon nga komuniteti juridik vendor e ndërkombëtar profesional që të hapet debat për këtë aktgjykim.

“Si shoqëri e kishim një mundësi për ta ndryshuar dhe rikthyer besimin në institucione. Sidoqoftë, jo të gjitha palët vendosen të luajnë me duar të pastra. Politika vendosi të kundërtën, kurse institucionet e pavarura ranë në kurthën e politikës dhe i’u dorëzuan presionit.

Disa gabime të akvendimit skandaloz janë më poshtë:

Me nenin 112 të Kushtetutës përcaktohet e drejta e Gjykatës Kushtetuese për të intepretuar nëse ligjet jane në përputhshmëri me Kushtetutën.

Në rastin tim, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se aktgjykimet e aktvendimet e Gjykatës Supreme nuk janë në kundërshtim me nenet 45 dhe 54 të Kushtetutes. Kjo përbën skandal në vete, e ky skandal e kjo praktikë nuk haset në asnjë gjykatë kushtetuese kur vendos për ankesat individuale, por as në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Unë kam kerkuar nga Gjykata Kushtetuese që të konstatoj në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutes shkeljen e të drejtave të mia zgjedhore, e jo të më tregoj nësë aktgjykimi dhe aktvendimi i Gjykatë Supreme kanë shkelur nenet 45 dhe 54 të Kushtetutës. TURP!

E nderuar Gjykatë, në rast se nuk ke kuptuar: Unë nuk kam kërkuar interpretimin e përpuethshmërisë së ligjit me Kushtetuten, por kam ngritur kërkesën time kundër nje autoriteti publik për cenim të lirive dhe të drejtave të mia kushtetuese.

Me këtë rast kërkoj nga i gjithë komuniteti juridik vendor e ndërkombëtar profesional që të hapet debat për këtë aktgjykim skandaloz.

Hartimi i një aktgjykim me shumë faqe, nuk nënkupton e kamuflon fshehjen e pazarit. Ky aktgjykim skandaloz, përfshin gabime amatore që vetëm letra i duron, por asnjëhere ndërgjegjja e rregullat e profesionit.

Mendoni pak për Kosovë, e të rinjtë qe me me mendje janë jashtë saj” shkruan Abrashi në reagim./Indeksonline/