Abrashi dënohet me tri ndeshje pas goditjes ndaj lojtarit të Baselit
Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi ka marrë vëmendje së fundi në Zvicër.
Kjo pasi që Abrashi, në ndeshjen ndaj Baselit u ndëshkua me karton të kuq pasi që goditi lojtarin, Koba Koindredi.
Pas kësaj, ai do të jetë i dënuar me tri ndeshje moslojë në kampionatin zviceran, me vendimin që u mor gjatë ditës së sotme.
https://youtube.com/shorts/-yr0Epo0mUI?si=h5hR6qRw0TtAQ6Xt
Abrashi, do të mungojë në ndeshjet ndaj Lausannes, Thunit dhe Servettes./IndeksOnline/

