Abu Kamara vendos për të ardhmen e tij, a do të qëndrojë te Dukagjini?

Skuadra e Dukagjinit në sezonin e fundit përfundoi në vendin e fundit në Superligë.
Një nga futbollistët që u spikat tek ekipi nga Klina ishte futbollisti nga Liberia, Abu Kamara.
Pas rënies së Dukagjinit në Ligën e Parë, e ardhmja e Abu Kamaras tek ekipi i Klinës ishte në dyshim.

Në një prononcim për Indeksonlinen, Abu Kamara, konfirmoi se do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit të Dukagjinit deri në janar të 2021-s.
Kamara erdhi te Dukagjini në muajin janar nga ekipi slloven, Rudari. Në 5 ndeshje sa u paraqit ai shënoi 6 gola./Indeksonline/