AC Milan fiton pa problem kundër Udineses, shkëlqen Pulisic

Skuadra e AC Milan ka vazhduar me fitore në Serie A edhe në javën e katërt, pasi e mposhti lehtë Udinesen me shifrat 0:3.
Në pjesën e parë, Pulisic hapi serinë e golave, shkruan Indeksonline
Amerikani shënoi në minutën e 40’të për ta çuar ekipin e tij në pushim pas pjesës së parë.
Në të dytën, Fofana shënoi menjëherë në minutën e 46’të, për t’i treguar skuadrës vendase se “Kuqezinjtë” kanë udhëtuar për t’i marrë tri pikët.
Pulisic shënoi edhe golin e dytë personal dhe të fundit në këtë takim në minutën e 53’të.
Me fitore, Milan shkon në kuotën e nëntë pikëve.//Indeksonline//
CHRISTIAN PULISIC BRACE ❗️❗️❗️
— Inside Milan (@_InsideMilan) September 20, 2025
WHAT A TEAM PLAY!
pic.twitter.com/oywVFh6fDE