75 Mall Live Search
14:09 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / Blerim

AC Milan njofton publikun për blerjen e Tomorit

Fikayo Tomori zyrtarisht është larguar nga kampioni i UEFA Champions League, Chelsea FC.

Mbrojtësi anglez i është bashkuar AC Milanit për një marrëveshje plotë 28 milionë euro, shkruan IndeksOnline

Lajmin e kanë bërë të ditur dy klubet, Chelsea dhe Milan.

Tomori do të nënshkruaj kontratë me ekipin italian deri në vitin 2026.

Kujtojmë që lojtari 23-vjeçar kaloi një gjysmë-sezoni fantastik në ‘San Siro’. Ai bëri 17 paraqitje dhe shënoi një gol me fanellën ‘kuqezi’./IndeksOnline/