21:36 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

AC Milani-Inter, pjesa e parë përfundon pa gola por me plotë emocione

Ndeshje e mrekullushme po zhvillohet në mes Milanit dhe Interit, të dyja skuadrat deri më tani kanë pasur raste mjaftë serioze.

Mirëpo është skuadra e Interit ajo që kishte dy shansa shumë të mira ku në njërën e goditën shtyllën kurse në shansin tjetër ju mohua goli nga portieri pas një gjuajte të jashtëzakonshme.

Po ashtu pati dy gola të anuluara, për të dyja skuadrat për shkak të pozitës jashtë loje, futbollistët po luajnë si të ishte ndeshja e fundit e tyre, duke u munduar të japin gjithçka në fushë./Indeksonline/.