75 Mall Live Search
19:34 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Academy Awards 2021 pritet të shtyhet deri në tetë javë

Bordi udhëheqës i ‘Akademisë së Arteve dhe Shkencave’, të cilët organizojnë ceremoninë vjetore të ‘Oscar’, do të takohen përmes Zoom të hënën për të diskutuar datën kur do të zhvillohet ‘Oscar’ e 93-të.

Ngjarja ishte planifikuar për 28 shkurt 2021, por pasi pandemia e koronavirusit shkaktoi kaos në Hollywood dhe e vuri në pritje industrinë e filmit, qeveritarët ka të ngjarë të bien dakord të shtyjnë ceremoninë deri në dy muaj, ka pretenduar Hollywood Reporter.

Takimi pritet të vendos edhe për pranimin e filmave të zgjas përtej dhjetorit, pasi që pandemia po zgjat ende.

Sidoqoftë, guvernatorët janë duke pritur të shohin se si pandemia vazhdon të ndikojë në industri përpara se të vendosin për një format për natën më të madhe të filmave.

Akademia gjithashtu duhet të vendosë se çfarë të bëjë në lidhje me takimet vjetore të Guvernatorëve, të cilat zakonisht zhvillohen në nëntor./Indeksonline/

Going for gold: This year's Best Actress winner Renee Zelwegger is seen with her statuette