75 Mall Live Search
08:05 / E Enjte, 20 Shkurt 2025 / G T

Acar, por për Lionel Messin nuk është problem/ Ylli argjentinas shënoi golin e fitores për Inter Miamin

Skuadra e Inter Miamit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Sporting Kansas City në Champions Cup në 1/16 e finales.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi ylli argjentinas, Lionel Messi, shkruan Indeksonline

Messi shënoi një gol të bukur në minutën e 56’të pas një asisti nga bashkëlojtari i tij, Busquets.

Me këtë fitore, Inter Miami i afrohet kualifikimit tutje, por duhet të luaj edhe ndeshjen e kthimit dhe nëse kalon tutje, do luaj ndaj ekipit të Cavalier./Indeksonline/