14:32 / E Premte, 30 Dhjetor 2022 / AR

Acari e shndërron ujëvarën Niagara në spektakël dimëror

Copa akulli dhe gurë të mbuluar me borë mund të shihen në bazën e ujëvarës së Niagarës pas një stuhie të madhe dimërore që përfshiu ShBA-në dhe Kanadanë.

Temperaturat në rënie gjatë periudhës së Krishtlindjeve i shndërruan ujëvarat në një spektakël dimëror, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Stuhia shkaktoi probleme të mëdha në të gjithë Amerikën e Veriut dhe la të paktën 39 njerëz të vdekur në shtetin e Nju Jorkut.

Shumë nga vdekjet ishin në qytetin e Buffalo, në jug të ujëvarës.

Stuhia solli mbi 1.2 metra borë në qytet, duke shkaktuar probleme të mëdha në trafik dhe duke lënë shumë familje pa energji elektrike.

Kaskadat e ujit mund të shihen ende duke rënë poshtë ujëvarave, të vendosura në kufirin ShBA-Kanada, pavarësisht nga zonat e ngrira.

Në vitin 2015, një alpinist kanadez në akull i mahniti vizitorët duke u ngjitur në një pjesë të ngrirë të grykës.