20:54 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Acarohen fansat me fushatën e Rihannës, përdor në sfond të pasarelës për veshjet e brendshme këngët për Allahun

Rihanna e cila është tërhequr pak nga muzika për tu përqendruar në biznes na ka prezantuar linjën e re të veshjeve intime. Gjatë prezantimit të veshjeve Rihanna zgjodhi që në pasarelë të kishte modelet me famë botërore si Bella Hadid, Irina Shayk, Cara Delevigne. Mirëpo fansat kanë vënë re se ajo ka përdorur Hadithin islamik gjatë shfaqjes.

Kënga quhet ‘Doom’ dhe është krijuar nga një producent me qendër në Londër, i quajtur Coucou Chloe më shumë se dy vjet më parë. Kënga ka mostra vokale islamike nga Hadithi, i cili me sa duket flet për fundin e kohërave dhe ditën e gjykimit.

Një pjesë e madhe e përdoruesve të rrjeteve sociale shpërthyen në statuse e kritika kundër saj.

Hadithi në mënyrë të organizuar dhe bazuar në zinxhirët e transmetimit, është tërësia e thënieve dhe praktikës së përditshme fetare të profetit Muhamed ( profeti i fundit i njerëzimit sipas myslimanëve) bazuar në librin e shenjtë të myslimanëve.

Deri tani as Rihanna dhe as ekipi i saj nuk kanë reaguar ende ndaj këtyre akuzave.