11:57 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aceloti kërkon yllin e PSG-së

Nga ardhja e Ancelottit në krye të Napolit, skuadra është duke kërkuar emra të mëdhenj për t’i bërë sa më shumë konkurencë Juventusit.

Sipas Mediaset, nënkampionët e Serie A i kanë ofruar Angel Di Marias një kontratë tre-vjeçare me vlerë 5 milionë euro për sezonin, shkruan indeksonline..

Bosi i ri i Napolit ka punuar me Di Marian kur dy palët ishin në Real Madrid dhe italiani dëshiron të ribashkohet me 30-vjeçarin.

Marrëveshja e Di Marias me PSG-në skadon verën e ardhshme. /IndeksOnline/