Acerbi, djaloshi që nuk u dorëzua kurrë!

Në vitin 2014, Acerbi u detyrua të tërhiqej nga futbolli për të “luftuar” sëmundjen e kancerit të testikujve.
Ai kishte një rutinë të çuditshme. Kimioterapi në mëngjes dhe gjithë ditën duke shikuar seriale në televizor. Në mbrëmje preferonte klubet e natës, ndonjëherë deri në 7 të mëngjesit.
Babai i tij, Roberto ndërroi jetë në vitin 2012. Dhe kjo e demoralizoi futbollistin italian. “Isha gati të largohesha nga futbolli. Por, kanceri më shpëtoi jetën. E falënderoj zotin për këtë”.
“E pashë një ëndërr të çuditshme, sikur babai im të ishte zoti. Dhe më shtynin të vazhdoja luftën me kancerin. Qava dhe e kuptova se kanceri ishte një mundësi, ishte diçka që unë duhej ta luftoja”.
“Një jetë e re për mua filloi. Pa alkool, vetëm me ujë, perime, fruta dhe oriz. Erdhen dukshëm përmirësimet.”
Mbrëmë Acerbi shënoi gol tejet të rëndësishëm për Interin, duke siguruar finalen e dytë brenda pak vjetëve në Champions League. Një 37-vjeçar, i pandalshëm. Respekte Acerbi!