ACREM shpallet kampion i edicionit të 5-të të “Kampionatit Ndërkombëtar të Volejbollit BALFIN”
Finalja e madhe e Kampionatit Ndërkombëtar të Volejbollit BALFIN 2025 ofroi një mbrëmje të paharrueshme, plot energji, garë dhe frymë bashkëpunimi, ndërsa ACREM triumfoi ndaj NEPTUN Kosova, duke u shpallur kampion i këtij viti.
Ndeshja finale, e zhvilluar në sallën “Feti Borova”, mblodhi së bashku kolegë, miq dhe entuziastë të sportit nga të gjitha kompanitë e Grupit BALFIN. Të dyja skuadrat treguan aftësi të jashtëzakonshme dhe përkushtim përballë një publiku entuziast, duke kthyer fushën në një festë të vërtetë.

Kampionati Ndërkombëtar i Volejbollit BALFIN është një aktivitet kyç që bashkon punonjës nga të gjitha vendet ku operon BALFIN. Në këtë edicion morën pjesë gjithsej 15 ekipe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Turneu përfshin faza grupesh, ndeshje para play-off, gjysmëfinale dhe finale, duke i dhënë mundësinë çdo skuadre të garojë në një nivel të lartë.
Në fazën e grupeve, ekipet zhvilluan disa ndeshje për kualifikimin e mëtejshëm në raundete eliminatoreve. Grupi A përfshinte Blafin Shpk, Neptun, Balfin Construction, Tirana Bank dhe Balfin Development, ndërsa Grupi B përbëhej nga ACREM, Milsped, Jumbo, BRE dhe Electroservis. Tre skuadrat e para nga çdo grup kaluan në rundet para play-off dhe gjysmëfinale, që çuan drejt finales së madhe ku ACREM triumfoi përballë Beptun Kosovës.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Elvin Nosi, Drejtor i Burimeve Njerëzore në Grupin BALFIN, përgëzoi të gjithë pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e këtij kampionati:
“Ky kampionat reflekton një nga vlerat kryesore të Grupit BALFIN, bashkëpunimin. Ashtu si në fushën e volejbollit, edhe suksesi ynë si Grup vjen nga puna në ekip, besimi dhe mbështetja e ndërsjellë. Kjo është ajo që na bën më të fortë së bashku.”
Nosi gjithashtu përmendi arritjet e Grupit gjatë këtij viti, duke përfshirë hapjen e Green Coast Hotel – MGallery Collection dhe ardhjen në rajon nga Grupi BALFIN të dy markave të prestigjoze ndërkombëtare, Kiabi dhe Flying Tiger Copenhagen, të cilat vitin e ardhshëm pritet të ndërtojnë ekipet e tyre në këtë kampionat.

Në përfundim të mbrëmjes, lojtarët e ACREM ngritën trofeun e kampionëve mes duartrokitjesh, ndërsa NEPTUN Kosova u vlerësua me vendin e dytë. Ky kampionat nuk festoi vetëm fituesit, por theksoi gjithashtu përkushtimin, frymën e ekipit dhe lidhjet që janë krijuar brenda Grupit BALFIN.
Me sytë nga e ardhmja, edicioni i ardhshëm i këtij kampionati pritet të zhvillohet në Prishtinë, Kosovë, duke premtuar një turne edhe më të madh dhe më emocionues.

