23:08 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Adalia Rose, 11 vjeçarja që vuan nga sëmundja e plakjes!

Adalia Rose është vetëm 11 vjeçe.

Ajo vuan nga një sëmundje e quajtur “progeria”, e cila është një gjendje e rrallë gjenetike që shkakton plakjen e përshpejtuar dhe vdekje të parakohshme tek fëmijët.

Rose, me anë të kësaj paraqitje mundohet të paraqitet e lumtur, pavarësisht se trupi i saj i ngjan një grauje të vjetër.

“Unë jam Adalia, unë jam gati 11, unë do të dëshiroja të kisha flokë dhe të dukesha si gjithë të tjerr”, ka thënë ajo gjatë intervistës, transmeton Indeksonline.

Ata që mundohen t’i japin dashurinë maksimale, sigurisht që janë prindërit e saj.

“Ne mundohemi t’i japim asaj jetën e mirë, ani pse vuan nga sëmundja e quajtur progeria”, thotë nëna e saj.

11- vjeçarja numëron pas vetës hiç më pak se 13 mijë fansa në llogarinë e saj në Facebook.

“Më pëlqen të bëjë video, të luaj me vëllëzërit e mi, mua në fakt më pëlqen gjithçka përreth”, vlerëson tutje ajo.

Fëmijët që vuajnë nga sëmundja e plakjes kanë një jetëgjatësi tepër të shkurtër. Shumica jetojnë më së shumti deri në të njëzetat.

Pavarësisht efekteve të dukshme të gjendjes së saj, Adalia ka një natyrë të qeshur./Indeksonline/