Adam Sandler me fjalë ngushëlluese pas vdekjes së aktorit 20 vjeçarë Cameron Boyce
Adam Sandler dhe aktori i cili ndërroj jetë, 20 vjeçari Cameron Boyce ishin kolegë në filmin ‘Grown Ups’.
U njoftua se Cameron vdiq të shtunën në gjumë për shkak të një gjendje të vazhdueshme të komplikimeve mjekësore, që e konfirmuan përfaqësuesit e yllit të Disney.
Cameron luajti bashkë me Adamin, në komedinë e vitit 2010 Grown Ups.
“Shumë i ri, shumë i ëmbël. Shumë qesharak. E doja këtë fëmijë”: u shpreh Adam Sandler.
Ai u shprehu ngushëllime familjes teksa po i jepnin lamtumirën e fundit aktorit të ri Cameron Boyce. /Indeksonline/

