75 Mall Live Search
17:00 / E Premte, 09 Tetor 2020 / indeksADMonline

Adama Traore tregon se pse u largua nga Barcelona!

Sulmuesi i Wolves, Adama Traore së fundi debutoi me ekipin Kombëtar të Spanjës në ndeshjen ndaj Portugalisë në Ligën e Kombeve.


Për shkak të fizikut të tij të pabesueshëm, Spanja vendosi ta ftojë atë në Kombëtare, por Troare zbulon diçka interesante se pse ai u largua nga Barcelona, shkruan IndeksOnline


“Unë kam luajtur gjatë gjithë jetës sime te Barça kur isha i vogël. Unë nuk u largova në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk kalova edhe aq mirë, por unë nuk mbajë inate”, tha Traore.

Më në fund, ai ka folur edhe për sekretet e tij të njohura tashmë, përdorimin e vajit të trupit kur luan. “Unë fillova me vajin sepse kisha një dëmtim në shpatull dhe kundërshtarët u përpoqën të më kapnin dhe me vajin nuk mundën,” kujton ai.