12:08 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Adama Traore u lye me vaj, sepse grekët veq me duar mund ta ndalnin mbrëmë!

Adama Traore është futbollisti me më së shumti driblime në Premierligë për edicionin që e lamë pas. Ylli spanjoll ka mahnitur të gjithë këtë edicion me formën e lartë që ka treguar te Wolves.

Këtë e ka dëshmuar edhe në Europa League. Skuadra greke, Olympiakos dje ka qenë “viktima” e radhës për super Adaman.

Duke qenë shumë e vështirë të ndalej,grekët tentonin që fizikisht të pengonin atë.

Por, Traore pati zgjidhje për këtë. Ai është lyer me vaj në mënyrë që të pamundësohej kapja e tij me duar./Indeksonline/