75 Mall Live Search
22:29 / E Diele, 22 Shkurt 2026 / G T

Adebayor parashikon fituesin e Premier League

Ish-sulmuesi i njohur Emmanuel Adebayor ka dhënë një parashikim të guximshëm për garën në Premier League.

Ai tha se pas analizimit të ndeshjeve të ardhshme të Arsenal dhe Manchester City, beson se City do të shpallet kampione, shkruan Indeksonline

“Kam parë ndeshjet e ardhshme të Arsenalit dhe Cityt. Mendoj se City do ta fitojë kampionatin,” deklaroi Adebayor, duke theksuar se forma dhe programi i Cityt mund t’i japë atyre avantazhin në javët e mbetura.

Aktualisht, Arsenal kryeson renditjen me 61 pikë, ndërsa Manchester City ka 56 pikë, por me një ndeshje më pak, gjë që i jep mundësinë të afrohet shpejt në garën për titull./Indeksonline/