75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 29 Qershor 2023 / AR

Adele blen rezidencën e Sylvester Stallone, por ka një kusht

Edhe pse mund të tingëllojë si skenari i një filmi hollivudian, dy nga figurat më të rëndësishme në industrinë e artit janë përplasur në një proces të blerjes së një rezidence.

Sylvester Stallone ka detajuar se si ishte shitja e ish-shtëpisë së tij tek Adele dhe kushtet e vështira që ajo vendosi në tryezë për të rënë dakord për të shpenzuar disa milionë dollarë.

Gjithçka ndodhi në vitin 2022, kur ylli i ‘Rocky’ vendosi të nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Los Angeles. Ndër propozimet e shumta të ardhura ishte edhe ai i artistes ndërkombëtare Adele.

Në një intervistë për The Wall Street Journal, aktori thotë se këngëtarja bëri një ofertë për rezidencën dhe vendosi një kusht përpara se të paguante rreth 60 milionë dollarë.

Brenda shtëpisë, Stallone kishte një statujë të personazhit të tij më ikonik, Rocky Balboa dhe Adele ra në dashuri me të.

Aktori 76-vjeçar donte ta mbante statujën, megjithatë ai u paralajmërua nga Adele se nuk do të arrinte asnjë marrëveshje nëse do ta bënte.

“Ajo donte statujën”, zbuloi aktori.

Në fund, Stallone-s nuk i mbeti gjë tjetër veçse të pranonte dhe t’i nënshtrohej kërkesave të artistes, i cili mbajti shtëpinë dhe statujën.