09:31 / E Premte, 20 Gusht 2021 / OSH

Adele del hapur në qytet me të dashurin e saj të ri

Ajo së fundmi ka konfirmuar lidhjen e saj me sportistin e njohur, Rich Paul. Dhe Adele tashmë ka filluar të dalë edhe në public me të, ndërsa u pa gjatë ditës së mërkurë, shkruan Daily Mail.

33-vjeçarja zgjodhi që të mbulohet përmes rrobave, duke e bërë të pamundur që të vërehet. Por, paparacit menjëherë filluan me fotografi ndaj saj, derisa u shfaq edhe i dashuri i saj.

Rich në anën tjetër u shfaq i veshur në mënyrë sportive, teksa më shumë i dominonte ngjyra e hirit. Për shkak të pandemisë coronavirus, që të dy janë parë duke përdorur maska mbrojtëse, duke mbuluar kështu hundën dhe gojën.

Adele përndryshe në mars të këtij viti u divorcua me Simon Konecki, me të cilin ndajnë një djalë që quhet Angelo.