11:40 / E Hënë, 27 Shkurt 2023 / AR

Adele dhe Rich Paul janë fejuar, zbulohen planet për dasmën

Adele dhe Rich Paul thuhet se janë fejuar.

34 vjeçarja dhe i dashuri i saj 41 vjeçar thuhet se po planifikojnë të bëjnë dasmë në verë, dy vjet pasi bën publike lidhjen e tyre, transmeton Indeksonline.

Ky lajm u bë i ditur nga një faqe në internet, e cila tha se këto lajme kanë ardhur nga një burim i besueshëm.

Në paraqitjen e fundit, Adele u pa me një unazë diamanti në gishtin e martesës.

urime!  Adele dhe Rich Paul thuhet se janë fejuar

Krijuesja e hitit “Easy On Me” kishte këtë unazë që nga shkurti i vitit të kaluar, në performancën në “BRIT Awards 2022”./Indeksonline/

Këmbanat e dasmës?  Duke nxitur pretendimet e reja, Adele mund të shihet duke mbajtur një unazë të madhe diamanti në gishtin e saj të martesës në shfaqjen e saj të fundit në Las Vegas gjatë fundjavës.