13:00 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / AR

Adele do të heq dorë nga muzika kur të plaket

Pasi debutoi kënga e re ‘Easy On Me’, Adele ka dhënë intervistën e parë.

Ajo rrëfeu se nuk dëshironte të këndonte më, por për hir te fansave ka vendosur të rikthehet fuqishëm, transmeton Indeksonline.

Këngëtarja shtoi kur të plaket do të heqë dorë nga muzika pasi as fansat nuk do ta duan më.

“Askush nuk dëshiron të më shoh kur të jem 95 vjeç” tha Adele.

Ndryshe, kënga Easy On Me është në albumin 30 , rekordi i parë i Adele në pesë vjet./Indeksonline/