75 Mall Live Search
16:30 / E Diele, 17 Korrik 2022 / AR

Adele do të mbajë koncertet në Las Vegas nga dhjetori

Thuhet se Adele po planifikon që koncertet e anuluar në Las Vegas, t’i kompensojë nga dhjetori.

Kështu është bërë e ditur nga një burim i brendshëm për gazetën britanike, “The Sun”, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë që këngëtarja duhej të performonte nga janari dhe prilli por që i kishte anuluar të gjitha.

Në një video në Instagram, Adele ishte shfaqur duke qajtur duke thënë se nuk mund të mbante koncertet për shkak të pandemisë./Indeksonline/