75 Mall Live Search
09:12 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / L K

Adele e bleu shtëpinë nga Sylvester Stallone, duket si në përralla pas rinovimit që i bëri

Adele bleu shtëpinë me vlerë 58 milionë dollarë nga Sylvester Stallone në Bevervly Hill dy vite më parë.

Pas një rinovimi të detajuar, tashmë janë shfaqur fotot e para që tregojnë shtëpinë përrallore në të cilën Adele duhet të zhvendoset së shpejti me bashkëshortin e saj Rich Paul, me të cilin u martua në fshehtësi vitin e kaluar.

Edhe pse shuma e saktë që ajo shpenzoi për rimodelimin e shtëpisë nuk dihet, ajo spekulohet të jetë disa milionë dollarë dhe pronës mbresëlënëse ajo i shtoi një garazh me pesë makina.

Duke gjykuar nga fotot, duket se ajo ka vendosur të zgjerojë ndërtesën e gjerë, e cila ka tetë dhoma gjumi dhe dymbëdhjetë banja.

Ajo gjithashtu mbrojti shtëpinë nga zjarri duke vendosur një çati rezistente ndaj zjarrit./Indeksonline/