11:00 / E Martë, 29 Gusht 2023 / AR

Adele gati të bëhet nënë për herë të dytë

Adele ka pranuar se është ‘gati për t’u bërë sërish nënë së shpejti’ teksa foli me fansat gjatë shfaqjes së saj ‘Weekends With Adele’ në Las Vegas të shtunën.

Këngëtarja, 35 vjeçare, ka një djal të moshës 10-vjeçare, Angelo, me ish-bashkëshortin Simon Konecki, dhe e emocionuar zbuloi se tashmë ka një listë me emra, transmeton Indeksonline.

Shpresa të mëdha: Këngëtarja, e cila ndan djalin 10-vjeçar Angelo me ish-bashkëshortin Simon Konecki, e emocionuar zbuloi se tashmë ka një listë me emra (foto në qershor)

Në një video të shpërndarë në TikTok nga një pjesëmarrës në koncert, Adele u ndesh me një fanse e cili i kërkoi asaj këshilla në lidhje me emrin e vajzës që do të lindte së shpejti. 

E kënaqur: Në fillim të këtij muaji, ajo nuk mundi t'i fshihte emocionet e saj pasi ndihmoi një çift të zbulonte gjininë e foshnjës së tyre të palindur gjatë emisionit të saj

Ndërsa diskutonte për emrat, krijuesja e hiteve shpjegoi se ishte entuziaste për idenë për t’u bërë nënë e dy fëmijëve në të ardhmen e afërt.

Duke folur me fansen në ‘The Colosseum’ në Caesars Palace, ajo tha: “Unë me të vërtetë dua të bëhem përsëri nënë së shpejti”./Indeksonline/

@adele.lovers Adele picking the name of a baby girl🫶🏻🍷!!!#adele #daydreamer #adeleadkins #adele #adeleadkins #daydreamer #lover #ceasars #lasvegas #fyp #lover @Adele Access ♬ original sound – Daydreamer (Lauren B)