10:17 / E Martë, 18 Shkurt 2020

Adele paralajmëron albumin e ri në shtator të këtij viti

Adele thotë se albumi i saj i radhës po vjen në shtator, sipas pamjeve nga videot e postuara në mediat sociale nga një dasmë që këngëtarja ishte e pranishme gjatë fundjavës.

Adele, albumi i fundit i të cilës u publikua në vitin 2015, mori pjesë në një martesë midis shoqes Laura Dockrill dhe ish anëtarit të Maccabees Hugo White, sipas postimeve të shumta të mediave. 

Në një moment gjatë mbrëmjes, ajo u tha të ftuarve të “prisni albumin tim në shtator”, transmeton Indeksonline.

Ajo gjithashtu bëri një surprizë pas ceremonisë, duke kënduar “Rolling in the Deep”, së bashku me disa “cover” si Spice Girls “Spice Up Your Your Life”, “Candy Staton” dhe “Crazy in Love “të Beyonce.

Pasi nuk dha më shumë detaje këngëtarja nuk kishte asnjë koment as kur u kontaktua të hënën nga Variety.

Thashethemet për një album të ardhshëm në vitin 2020 kanë qarkulluar për disa muaj. Muajin e kaluar menaxheri i saj, Jonathan Dickins i tha se vazhdimi i albumit “25” do të vijë këtë vit dhe “sa më shpejt”.

Vetë Adele e la të kuptohet kjo në një postim në mediat sociale nga ditëlindja e 31-të e saj në maj. 

“Kjo është 31 … faleminderit zotit,” shkroi ajo. “30 vitet më sprovuan aq shumë, por unë po e zotëroj atë dhe po përpiqem të bëjë më të mirë”. “Për herë të parë në dekadë jam gati të ndiej botën përreth meje,” vazhdoi ajo.

Që nga albumi albumi me titullin “21” i Adele që u publiua në vitin 2011, këngëtarja ka lëshuar vetëm një album në studio dhe një këngë të vetme (kolonen zanore të filmit James Bond për vitin 2012 “Skyfall”) që nga ajo kohë “25” shpartalloi rekordet e shitjeve në SH.B.A. dhe në Mbretërinë e Bashkuar, midis territoreve të tjera, duke shitur një shumë të madhe 38,38 milionë kopje në SHBA në javën e parë të lëshimit, sipas Nielsen Music./Indeksonline/